Vetura që e dërgoi ministrin serb në gjykatë

Vetura që e dërgoi ministrin serb në gjykatë

Ministri për Komunitet dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Delibor Jevtiq u akuzua sot nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai bashkë me dy zyrtarët të tjerë të kësaj ministrie, sipas aktakuzës kanë nënshkruar kontratë të dëmshme për dhënien në shfrytëzim të një veture zyrtare Radio KIM.

Por Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, pati gjetur se Jevtiq në kundërshtim më udhëzimin administrative për përdorimin e automjeteve të qeverisë, shtatë vetura qeveritare i kishte dhënë për disa organizatat.

Ndërkaq dy prej tyre, i kanë përfituar institucionet jo publike, një në organizatën joqeveritare dhe tjetra në një radio televizion privat.

“Automjeti me targa 3Z-163-18, më datë 05.08.2013 i është dhënë në shfrytëzim organizatës jo qeveritare “Multietnicka OJQ Agro Fokus” në Komunën e Istogut dhe automjeti me targa 3Z-158-18, më datë 26.08.2015 i është dhënë në shfrytëzim për një vit Radio KIM”, thuhej në njoftimin e ZAP.

Por në aktakuzën e ngritur sot nga prokuroria është përmendur  vetëm vetura që ministri Jevtiq i ka dhënë radios, jo edhe ajo për OJQ-në. /Insajderi.com