Vetura përplas qytetaren, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Vetura përplas qytetaren, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një qytetare në Prishtinë është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësorë në rrugën Tirana, që ndodhet prapa Pallatit të Rinisë dhe stadiumit të Prishtinës.

Një lexues i Insajderit, i cili ka rastisur në vendin e ngjarjes, ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku ka arritur ekipi i mjekëve për t’i dhënë ndihmë viktimës.

Mësohet se drejtuesi i veturës që ka goditur qytetaren ka ikur nga vendi i ngjarjes.

17200130_10154887517271351_2029321532_o