Vetura godet për vdekje një fëmijë në Podujevë

Vetura godet për vdekje një fëmijë në Podujevë

Një fëmijë i moshës katër vjeçare ka humbur jetën në Podujevë si pasojë e goditjes nga vetura.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18 në fshatin Llugë të kësaj komune.

Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurores vozitësi i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com