Vetura aksidentohet në borëpastruesin

Vetura aksidentohet në borëpastruesin

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 26 aksidente me të lënduar dhe 55 të tjerë pa të lënduar në mbarë vendin, kryesisht si pasojë e ngricave në rrugë.

Kështu një aksidnet është shënuar në Bresje të Fushë Kosovës në orën 04:15.  “Viktima  mashkull shqiptar punëtor në kompaninë për mirëmbajtje të autostradës derisa ka qenë duke e pastruar rrugën është goditur nga një automjet në lëvizje me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim  të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në rrugën lokale Mitrovicë-Zveçan është shënuar një aksident qysh në mëngjes. “Dy vetura me targa  civile janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave  një femër dhe një mashkull serbe. Të lënduarit janë dërguar për tretman ne spitalin e Mitrovicës. Me vendim te Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një tjetër aksident është shënuar në Zveçan afër mesditës. “Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku  përpos dëmeve materiale lëndime  trupore ka pësuar viktima femër  shqiptare cila është dërgua në shtëpi të shëndetit në Zveçan për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.