I vetmi në histori të Wimbledon…

I vetmi në histori të Wimbledon…

Roger Federer arriti një shkallë më të lartë të madhështisë kur arriti sot të fitoi turneun e Wimbledonit për herë të tetë në karrierë, duke kaluar legjendat e tjera të tenisit – të gjallë e të vdekur.

Zvicerani mposhti në finale kroatin Marin Çiliç me rezultat 3-0 në sete (6-3,6-1,6-4), me një lehtësi të paparë.

Po ashtu, 35-vjeçari arriti edhe një tjetër rekord gjatë këtij turneu. Federer fitoi Wimbledonin e këtij viti pa e humbur as një set të vetëm, duke e arritur rekordin e vendosur nga Bjorn Berg në vitin 1976.

Ai po ashtu bëhet tenisti më i vjetër që arrin të triumfoj në Wimbledon, në epokën e “Open”. Me 35 vjet, vetëm tre muaj para se të bëhet 36-vjeçar.

Legjenda e gjallë e sportit të tenisit ka fituar plot 19 tituj “Grand Slam” në karrierën e tij të gjatë, duke numëruar edhe këtë të sotmin. /Insajderi.com