Vetëvritet kuzhinieri i njohur amerikan

08.06.2018 14:01
Vetëvritet kuzhinieri i njohur amerikan

Kuzhinieri i njohur dhe personaliteti televiziv, Anthony Bourdain është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli.

CNN raporton se 61-vjeçari është vetëvrarë në dhomën e hotelit në Strasbourg të Francës. Atje ishte duke punuar në një pjesët e reja të emisionit “Parts Unknown” që transmetohet në CNN.

“Me pikëllim të thellë mund të konfirmojmë vdekjen e shokut dhe kolegut tonë, Anthony Bourdain”, thuhet në një njoftim të CNN-it.