Vetëvritet me bombë në mes të xhamisë

Vetëvritet me bombë në mes të xhamisë

Një bombardues vetëvrasës ka shpërthyer me eksploziv brenda një xhamie në Kabul të Afganistanit, duke vrarë shumë dhe traumatizuar shumë persona që ishin brenda xhamisë.

Të premten mbrëma Bombarduesi vrau të paktën 30 persona brenda xhamisë Shiite, në Kabul, këtë e konfirmoj një zyrtarë i sigurisë, shkruan BBC News.

Popullsia shiite e Afganistanit është goditur rëndë këtë vit, me të paktën 84 vetë të vrarë dhe 194 të plagosur në sulmet ndaj xhamive dhe ceremonive fetare, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara lëshuar javën e kaluar.

Mes tyre ishin të paktën dy sulme ndaj xhamive në Kabul, në gusht dhe shtator. /Insajderi.com