Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar edhe një kandidatë për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ajet Potera do të jetë kandidati i kësaj parti për kryetar të Podujevës (Besianës). Vetëvendosje është partia e cila deri më tani ka zyrtarizuar më së shumti kandidatë.

Kandidatin për Podujevën e ka bërë publik edhe LDK, ku do të garojë më kryetarin aktual, Agim Veliu.

Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.