Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës

Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë për kandidimin për kryetar të Pejës.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes, thuhet se Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës, ndërsa magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli.

Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës universitar, në Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum.

“Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese Nurboja dhe aktivistëve të Pejës”.

LDK-ja  ka thënë se për kandidat do të vazhdojë ta mbajë Gazmend Muhaxherin, i cili aktualisht është kryetar i Pejës. Partitë e tjera ende nuk kanë bërë publikë emrat e kandidatëve të tyre.