Vetëvendosje uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Vetëvendosje uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një komunikate për media, VV thotë “mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm” dhe se këtë “duhet ta urojmë edhe sot në këtë ditë feste.”

“Poashtu, ta inkurajojmë njëri – tjetrin që të mos dorëzohemi. Prandaj, në këtë rrugëtim nevojitet solidaritet. Pasuria shpirtërore e morale e poashtu edhe ajo materiale u takon të gjithëve”, thuhet në komunikatë.

“Simbolika dhe domethënia e kësaj dite, mbartë vlera të domosdoshme për shoqërinë sot. Sakrifica është mësimi dhe garancia për funksionimin më të drejtë të një shoqërie, e cila sot po rrezikohet nga majat drejtuese të saj. Drejtësia është rezultat i sakrificës dhe kjo është nevoja më e madhe e shoqërisë tonë aktualisht”./Insajderi.com