Vetëvendosje tregon se sot është “Ditë e madhe” në Gjermani

Vetëvendosje tregon se sot është “Ditë e madhe” në Gjermani

Martin Schulz ka marrë mbështetje të pashoqe dhe të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Gjermani e cila e ka quajtur të hënën “ditë të madhe” për socialdemokracinë gjermane dhe evropiane.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjermani uron z. Martin Schulz për zgjedhjen e tij në mënyrë unanime në pozitat e kryetarit dhe kandidatit të SPD-së për kancelar”, thuhet në postimin e degës së VV-së në Gjermani.

Sipas tyre Martin Schulz si “evropian i përbetuar në Kancelarinë Gjermane beteja socialdemokrate për liri, barazi dhe demokraci mund të bëj një hap vendimtar përpara edhe në gjithë Evropën”.

Kjo degë gjithashtu ka uruar edhe një personalitet tjetër gjerman.

“Po ashtu urojmë z. Frank-Walter Steinmeier për marrjen e detyrës së Presidentit të Gjermanisë, një tjetër luftëtar i socialdemokracisë”, thuhet në këtë shkrim./Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flvvgjermani%2Fposts%2F1327944420603436&width=500″/]