Vetëvendosje tregon nëse do t’i lëshojë rrugë LDK-së për postin e kryeministrit

Vetëvendosje tregon nëse do t’i lëshojë rrugë LDK-së për postin e kryeministrit

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të papranueshëm diskutimin për postin e kryeministrit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas këtij subjekti politik, do të ishte deformim i vullnetit qytetar nëse një gjë e tillë do të diskutohej.

Albulena Haxhiu deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë sot për Insajderin se kandidati për kryeministër nga VV vazhdon të jetë Albin Kurti, dhe se çështja për postin e kryeministrit nuk është diskutuar asnjëherë.

“I nominuari jone për kryeministër, Albin Kurti, ka marre mbështetjen me te madhe nga qytetaret ne krahasim me te tjerët. Andaj çdo deformim i vullnetit te qytetareve për ne është i papranueshëm. Ne asnjërën prej takimeve qe kemi pasur nuk është diskutuar posti i kryeministrit.”, ka thënë ajo.

Ajo më tej ka treguar se në takimin e sotëm me Vetëvendosjes dhe përfaqësuesve të LAA-së është diskutuar për bllokadën nga PAN-i dhe harmonizimin e programit qeverisës.

“Ne takimin e sotëm ndërmjet VV dhe përfaqësuesit te LAA, është diskutuar për situatën aktuale, bllokadën e shkaktuar nga PAN dhe kemi caktuar përfaqësuesit qe do te merren me harmonizimin e programit qeverisës. Ne jemi dakorduar qe se pari te harmonizojmë programet, te tjerat vijnë pas kësaj”, ka thënë Haxhiu për Insajderin.