Vetëvendosje thotë se Arkani financoi kishën në oborrin e UP-së

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një tjetër reagim rreth kishës ortodokse serbe e cila ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Vetëvendosje thotë se Arkani financoi kishën në oborrin e UP-së

Përmes një video të postuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Facebook, VV-ja thotë se paramilitari famëkeq, Zhelko Razhnatoviq- Arkan, ka financuar dhe përuruar Kishën Ortodokse të ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Më tej, partia më e votuar opozitare thotë se Arkani ishte kriminel i njohur ndërkombtarisht dhe udhëheqës i grupit paralimitar “Delije”, të cilët sipas VV-së, kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

“Krimineli Arkan, kishte financuar dhe përuruar objektin e Millosheviqit të ndërtuar në oborrin e UP-së”, shkruan Vetëvendosje në përshkrimin e videos. /Insajderi.com