Vetëvendosje thotë se “qeveria Pronto po e rrënon vendin”

"Qeveria Pronto ka formalisht politika sociale por praktikisht rrënimi social është duke ndodhur para syve tanë", kështu ka thënë sot nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku në një konferencë për media në të cilën foli për gjendjen vend dhe qëndrimet antisociale të Qeverisë së Kosovës.

Vetëvendosje thotë se “qeveria Pronto po e rrënon vendin”

Ajo ka listuar problemet që, siç u shpreh ajo, po u rëndohen çdo ditë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht kategorive të caktuara.

Kollçaku ka shtuar më tutje se vetë fakti që Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është caktuar edhe në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë, flet për trajtim joserioz të çështjeve sociale.

Ajo theksoi edhe “problemin e nepotizmit në punësim”, duke rikujtuar se si në Kosovë punësim gjejnë vetëm ata që kanë lidhje partiake ose familjare me klanin Pronto.

“Çdo herë kur duhet të bëhen shkurtime buxhetore, dhe kur nën presionin e grupacioneve të ndryshme duhet të gjenden disa mjete financiare, kjo qeveri gjithmonë bën shkurtime të kategoritë me të ndjeshme”, deklaroi ajo. /Insajderi.com