Vetëvendosje: Svarqa shtron rrugë për militantë të LDK-së, qyteti në baltë

Vetëvendosje: Svarqa shtron rrugë për militantë të LDK-së, qyteti në baltë

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa, për punët selektive që po i kryen.

Vetëvendosje ka hedhë akuza ndaj kryetarit, duke thënë se po ndërton rrugë për militantët e LDK-së nëpër fshatra, kurse rrugët kryesore në qytet i ka lënë anash.

“Derisa kryetari i komunës së Ferizajt z. Muharem Svarqa ekzaltohet duke shijuar shampanjë me rastin e shtrimit të sokakut të militantëve të LDK-së në fshatin Bibaj duke lënë anash lagje kryesore të këtij fshati, banorët e rrugës “Halil Alidemaj” e cila ndodhet në qendër të qytetit jo më larg se 500 metra nga objekti i komunës së Ferizajt ndodhet në gjendje të mjerë dhe gati e pa kalueshme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Ferizaj.

Sipas kësaj partie, Komuna e Ferizajt pati filluar rregullimin e kësaj rruge qysh më 30 maj 2017, mirëpo deri më sot kur po bëhen gati dy muaj e gjysmë që punët janë ndërprerë pa asnjë sqarim për banorët ku po përballen me problemin e hyrje-daljeve nga shtëpitë e tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar disa herë rreth cilësisë së punëve dhe jo përgjegjësisë institucionale rreth hartimit, realizimit dhe mbikëqyrjes së projekteve infrastrukturore, mirëpo jemi dëshmitarë që kjo gjendje po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Banorët po ashtu janë të pakënaqur edhe me tërë projektin në tërësi, pasi që është projektuar që rruga të shtrohet me kubëza betoni e jo asfalt”, thuhet më tej në reahim./Insajderi.com

Rruga në fshatin Bibaj

Fillimi i punimeve në rr. “Halil Alidemaj” më 30 maj 2017

Gjendja e tanishme e rrugës “Halil Alidemaj”