Vetëvendosje shpallë veten fituese të zgjedhjeve

Vetëvendosje shpallë veten fituese të zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje, ka prezantuar një hulumtim të kësaj partie në të cilën sipas hulumtimit të saj Vetëvendosja do të fitonte zgjedhjet nëse ato mbaheshin të dielën e ardhshme.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka prezantuar të gjeturat e këtij hulumtimi ku sipas hulumtimit të tyre 20.8% të anketuarve kanë treguar se do të votonin për Vetëvendosjen.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtij hulumtim të Lëvizjes Vetëvendosje është e dyta me 18.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 16.4%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 11.5%.

Sipas hulumtim të lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit ka një ngritje dhe do të mund të futet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në mandatin e ardhshëm në kuvend nuk do të ketë vend për Nismën për Kosovën.

Në këtë hulumtim 19%  e të anketuarave kanë refuzuar të tregojnë se për kënd do të votojnë./Insajderi.com