Dosjes së Shefave, ku dëgjohet Adem Grabovci duke siguruar disa persona për pun" />

Vetëvendosje: Përgjimet dëshmojnë kontrollin e PDK-së mbi Policinë e Kosovës

Vetëvendosje: Përgjimet dëshmojnë kontrollin e PDK-së mbi Policinë e Kosovës

Një ditë pas publikimit të 17-të të Insajderit në Kuadër të Dosjes së Shefave, ku dëgjohet Adem Grabovci duke siguruar disa persona për punësim në Policinë e Kosovës, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se artikulli në fjalë “rikonfirmon një fakt shumë shqetësues.”

“Klani ‘Pronto’ jo vetëm se kontrollon ndërmarrjet por edhe mbi policinë tash e kuptojmë qartë se si arrestohen aktivistët e VV-së. Shumë lehtë Grabovci jep urdhër”, ka thënë Ylli Hoxha nga partia më e madhe opozitare në vend.

“Shumë lehtë Grabovci jep urdhër. Njerëzit që i punësuan në polici, zbatojnë urdhëratë e atyre qe i punësuan. Nga këto përgjime e kuptuam që krimi i Thaçit dhe i Veselit e kanë mbrojtjen e Qeverisë. Përndryshe, qe dy javë nuk ka ndodhë asnjë arrestim i te përfshirëve. Dorëheqja nuk është e mjaftueshme. Në nuk do të ndalemi deri sa të arrestohen Thaçi e Veseli”, ka thënë Hoxha në një konferncë për media.

Hoxha tutje ka shtuar se “mafiozët kryejnë më leht veprimtarine kriminale kur kanë mbështetjen e policisë.”

Në hulumtimin e publikuar të martën, Grabovci dëgjohet teksa deklarohet se ai ka autoritet mbi komandantin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.  Këtë autoritet ai e shpreh gjatë bisedës me një kandidat, Gani Nikqi, të cilit i garanton se emrin e tij dhe të pesë tjerëve ia ka dhënë direkt drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

“Unë besoj që osht punë e kryme, se qashtu m’ka thanë, mirëpo e përcjell situatën, se drejtëpërdrejt me Shpendin kom bisedu”, dëgjohet tek thotë Grabovci./Insajderi.com