Vetëvendosje nis turneun e fitores me biçikleta

Vetëvendosje nis turneun e fitores me biçikleta

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismajli me aktivistë të tjerë e dashamirë të çiklizmit, kanë nisur turneun e quajtur “FITOUR”, i cili do të zgjasë 10 ditë.

“Gjatë këtyre 10 ditëve do të vizitohen 26 komuna për t’i shprehur përkrahje kandidatëve për kryetar dhe për kuvende komunale”, thuhet në një kumtesë të LVV-së.

Sipas LVV-së, aksioni ka për qëllim promovimin e unitetit, lirinë e lëvizjes dhe shprehjes, shëndetin, rëndësinë e kujdesit në trafik urban dhe ndërurban, fuqinë e solidaritetit, si dhe vetëdijësimin kombëtar për ruajtjen e ambientit.