Vetëvendosje në Prishtinë premton të bëjë qytet në çdo lagje

Vetëvendosje në Prishtinë premton të bëjë qytet në çdo lagje

Në javën e parë të fushatës, përveç prezantimit të programit në forma të ndryshme, si dhe prezantimit të kandidatëve tanë për asamblistë, organizuam tubime me qytetarë në Bardhosh, Barilevë, Arbëri, Tophane, Medrese dhe Qendër.

Secila lagje dhe secili fshat tashmë është prekur direkt nga qeverisja e mirë e komunës në 4 vitet e fundit. Në secilin prej këtyre tubimeve, diskutuam veçanërisht për projektet specifike për këto lagje, që kanë hyrë në vargun e prioriteteve për mandatin e ardhshëm qeverisës.  Qytetarët shprehën dëshirën dhe vullnetin e tyre për t’u angazhuar tutje në realizimin e projekteve të mira për Komunën. Vetëm në këtë formë, do ta bëjmë Prishtinën qytet në çdo lagje.

Tashmë të gjithë e kanë të qartë mënyrën tonë të Qeverisjes, e sidomos qytetarët e Prishtinës. Ata kanë vendosur që votën e tyre ta japin për VETËVENDOSJE!-n, me mendje e me zemër. Për më tepër, në mandatin e ardhshëm këta qytetarë do t’i japin krahë Prishtinës, duke e rritur dukshëm numrin e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, numrin e asamblesitëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!