Vetëvendosje në kërkim të drejtësisë, proteston para Burgut në Prizren

Vetëvendosje në kërkim të drejtësisë, proteston para Burgut në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për nesër një aksion para ndërtesës së Burgut në Prizren, ku po qëndronte në paraburgim aktivisti i saj Astrit Dehari.

“Nesër bëhen një javë nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Astrit Dehari vdiq të shtunën e kaluar në qelinë e tij të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta. /Insajderi.com