Vetëvendosje: Mund të shkojmë në zgjedhje të reja

Vetëvendosje: Mund të shkojmë në zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton opsionin e shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, nëse nuk arrihet të zgjidhet situata e krijuar politike.

Por, Tinka Kurti nga zyra për Media në Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë, pasi që sipas saj, ekziston një vullnet i madh që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë zgjidhjen për ketë situatë. Vetëvendosjes në kuadër të përgatitjes për ndërtimin e Qeverisë i duhet një partner i vogël, por nëse kjo nuk do të përkrahet, ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja për të cilat jemi të bindur se vetëm sa do ta rrisin Vetëvendosjen dhe do ta dobësojnë edhe më shumë PDK-në”, tha Kurti.

Vetëvendosje ka dalur partia e dytë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, mirëpo kjo parti ka shënuar rritje të madhe të votave krahasuar me vitin e kaluar. /Insajderi.com