Vetëvendosje mohon se publikimet e bisedave të reja janë të vërteta

Vetëvendosje mohon se publikimet e bisedave të reja janë të vërteta

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka demantuar lajmet për një bisedë kinse të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në platformën komunikuese “Viber”. Në këtë bisedë ku përfshiheshin deputetët e VV-së Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

“Lëvizje VETËVENDOSJE! dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të vërteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston.  Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazheve”, thuhet në këtë njoftim

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon  ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen”, thuhej në njoftim./Insajderi.com