Vetëvendosje: Kurti ka thënë vetëm se “mund të ketë luftë”

20.09.2016 22:49
Vetëvendosje: Kurti ka thënë vetëm se “mund të ketë luftë”

Dy orë pasi deklarata e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Tiranë bëri bujë, pasi që ai citohej të ketë “paralajmëruar luftë në mbrojtje të kufirit”, partia e tij ka dalë me një sqarim.

Zëdhënësja e partisë, Tinka Kurti, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se Kurti ka thënë se “me shumë ka gjasa që të ketë luftë, sesa që të mos ketë luftë”.

“Ballkani po rrezikohet prej stuhive të reja, për bindjen time, dhe nëse nuk ndryshon diçka, atëherë, ne 4 -5 vitet e ardhshme, më shumë ka gjasa që të ketë luftë, sesa që të mos ketë luftë. NUK PO THEM QË DO TË KETË LUFTË, mirëpo nëse nuk ndryshohet diçka, nëse nuk fuqizohemi e organizohemi, nëse nuk i zmbrapsim këto apetite, atëherë dobësia jonë do të shndërrohet në një magnet për apetitet e shtuara të të tjerëve, dhe asisoj ne rrezikojmë që edhe një herë të ndodhemi para konflikteve të përgjakshme”, citohet të ketë thënë Kurti sipas VV-së./Insajderi.com

Kurti nga Tirana paralajmëron luftë për mbrojtje kufiri