Vetëvendosje kërkon të zbardhet sulmi ndaj Parim Ollurit

Vetëvendosje kërkon të zbardhet sulmi ndaj Parim Ollurit

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë natën e mbrëmshme, drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare ata kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më shpejt të zbardhet ky rast duke e trajtuar me prioritet.

“Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

“Nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë”, thuhet ndër tjerash në reagimin e tyre.

“Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje”.

“Liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t’u realizuar si shoqëri demokratike. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shprehin solidaritetin e tyre me gazetarin Olluri”. /Insajderi.com