Vetëvendosje kërkon nga PAN-i ta tërheqë kandidaturën e Kadri Veselit

Vetëvendosje kërkon nga PAN-i ta tërheqë kandidaturën e Kadri Veselit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga koalicioni PAN që të tërhiqet nga nominimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Ajo ka bërë të ditur se Vetëvendosje nuk do ta votojë Veselin për pozitën e kreut të Kuvendit.

Deputetja Haxhiu ka thënë se kandidatët e tjerë të propozuar nga koalicioni PAN do të shqyrtohen veç e veç nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas saj, vonesat që po i shkakton koalicioni PAN, tregojnë se ata nuk i kanë votat e mjaftueshme./Insajderi.com