Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me tërheqjen e demarkacioni dje nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, është dashur që të sjellë edhe letrën e dorëheqjes së tij. Kështu ka thënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, sipas të cilit, marrëveshja për demarkacionin dhe asociacionin tashmë janë të vdekura.

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

Në një konferencë për media, ai ka thënë se angazhimi i partive opozitare ka delegjitimuar qeverinë dhe në këto rrethana nuk ka zgjidhje tjetër përveç dorëheqjes së qeverisë.

Në anën tjetër, deputetja Albulena Haxhiu ka kërkuar lirimin e aktivistëve të kësaj partie të cilët po mbahen në paraburgim si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com