Vetëvendosje heshtë për zyrtarin e saj që u kap duke ikur për Itali

Vetëvendosje heshtë për zyrtarin e saj që u kap duke ikur për Itali

Vetëvendosje nuk e ka komentuar ende arrestimin e Sadri Ramabajës, i cili u kap dy ditë më parë nga policia në Durrës nga ku po e synonte ikjen për në Itali.

Zyrtarët e Vetëvendosjes njihen për reagime publike ndaj kundërshtarëve politik, por kanë zgjedhur të mos flasin për anëtarin e partisë së tyre që dyshohet për përgatitje të vrasjeve të udhëheqësve të shtetit.

Ish-kandidatit të VV-së për deputet dhe asamblist i saj në Komunën e Prishtinës, Sadri Ramabajës, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Sadri Ramabaja dyshohet se është pjesë e grupit të dyshuar terroristë të Murat Jasharit i cili ka sulmuar me armë Azem Vllasin dhe ka pasur plan për vrasjen e liderëve politikë të Kosovës.

Murat Jashari është i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen ndaj avokatit, Azem Vllasi dhe është në paraburgim me dy persona të tjerë. /Insajderi.com