Vetëvendosje gjobitet me 7500 euro të tjera për kioskun

Vetëvendosje gjobitet me 7500 euro të tjera për kioskun

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e kioskave në shesh.

PZAP, në bazë të kësaj ankese ka shqiptuar dënimin prej 7 500 eurosh, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, ose mos heqjes së kioskave në pika të ndryshme në Prishtinë.

Në dokumentin që posedon Indeksonline, vendimi i dënimit për herë të dytë është marrë me datë 17.10.2017.

“Vetëvendosje urdhërohet që brenda afatit prej 24 orë nga pranimi i këtij vendimi, që ta përmirësoj shkeljet e përcaktuara si në pikën 1, të diapozitivit të këtij vendimi, në të kundërtën mund të sanksionohet me dënim shtesë prej PZAP-it”, thuhet në vendimin e PZAP.

Si arsyetim të këtij vendimi, PZAP ka marrë për bazë ankesën e LDK-së dhe PDK-së, të cilat kanë parashtruar ankesën kundër subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes, për subjektet politike, me të cilën pretendojnë se VV për qëllime elektorale, se rrugë dhe sheshe të ndryshme në Prishtinë, ka vendosur objekte ose kioska të cilat janë në kundërshtim me nenin 33 pika B e LZP-.

Kjo është hera e dytë që Vetëvendosje dënohet nga PZAP-ja, pas ky institucion kishte marrë për bazë ankesën e LDK-së me seli në Prishtinë, e cila ka parashtruar ankesë në PZAP më datë 03.10.2017 me të cilën pretendon se VV për qëllime elektorale, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka vendosur një objekt-kioskë e cila është në kundërshtim me nenin 33 pika B e LZP-, ku me këtë rast VV, ishte dënuar me 5100 euro.