Vetëvendosje anulon takimin elektoral në Drenas  

Vetëvendosje anulon takimin elektoral në Drenas  

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenas nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Elezi, ka bërë të ditur se pas lajmit tragjik për vdekjen e dy të rinjve në një aksident që ndodhi mbrëmë në Komoran, kanë pezulluar aktivitetet e tyre të planifikuara për sot.

Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Elezi u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Me rastin tragjik të humbjes së jetëve të dy të rinjve Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nika dhe Bucolli. Në këto momente të vështira për këto familje bashkëndjejm dhimbjen për humbjen e jetës së më të dashurëve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve. Në nderim të tyre ne pezullojmë aktivitetet tona të planifikuara për sot”, shkruan Elezi në Facebook.

Në një aksident të rëndë mbrëmë në Komoran humbën jetë dy të rinj, 23 vjeçari Driton Bucolli dhe 21 vjeçari Fatbardh Nika.