Shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, të cilët kanë thënë se LDK-ja po bën vetëvrasje politike, duke e votuar demarkacionin.
Në një status në Facebook Hoti ka shkruar se një gjë të tillë po e bën Lëvizja Vetëvendosje, e cila po kundërshton demarkacionin dhe sipas Hotit, ky veprim po e bën Listën Serbe vendosëse për Kosovën.
Postimi i Hotit:
VV përmes Konjufces dhe Kurtit po thonë se “LDK me votimin e demarkacionit, po bënë vetëvrasje politike“?! Ata po harrojnë se është pikërisht e kundërta.
Ata po harrojnë se për mosvotimin e demarkimit janë mobilizuar të gjithë armiqtë e Kosovës se pavarur, të gjithë armiqtë e shqiptareve.
Vetëvendosje me ketë veprim po e shndërron Listën Serbe në vendosëse për Kosovën. Për ne si LDK, atdheu është mbi të gjitha, e jo partia. Kaq e thjeshte është kjo punë për ne, tash e 30 vite.