“Veteranët të paguhen sipas marrëveshjeve të mëhershme me FMN-në”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.

“Veteranët të paguhen sipas marrëveshjeve të mëhershme me FMN-në”

Në një takim që pati sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane, u bisedua edhe për çështjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çështje, në përputhje me planifikimet e mëhershme të dakorduara me subjektet përgjegjëse dhe me FMN-në.

Mustafa ka folur për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e mëtejshëm të marrëveshjes me FMN-në në aspektin e menaxhimit të financave.

Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën ka vlerësuar rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës.

Në takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua edhe për trendet pozitive të zhvillimit ekonomik si dhe proceset në sektorin financiar dhe fiskal në Kosovë. /Insajderi.com