Veteranët sot i marrin pensionet

10.11.2017 09:17
Veteranët sot i marrin pensionet

Veteranët të premten do t’i marrin pensionet e parapara me ligj, ndërsa nga viti i ardhshëm nuk do të ndodhin probleme të këtilla.

Kështu ka shkruar ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në facebook, pas takimit që pati me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj. Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet Presidentit për dekretim. Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.