Veteranët marshojnë kundër matjes së territorit – kryeakademiku nuk e do vendin e tij

Veteranët marshojnë kundër matjes së territorit – kryeakademiku nuk e do vendin e tij

Për veteranët e luftës në Pejë, Deçan, Istog dhe Gjakovë, matja e territorit me Malin e Zi, nuk ka nevojë të ndodhë. Për këtë arsye, ata kanë marshuar sot kundër matjes së territorit e në mënyrë të veçantë, kryetarin e këtij komisioni, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Hivzi Islami.

Madje kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, akuzoi kryeakademikun, duke e cilësuar si personalitet që nuk e do vendin e tyre. Njëjtë i cilësuan edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

“Të mos mashtrohen me para e poste, sepse pasardhësit e tyre do ta bartin vulën e tradhtisë së tyre ndaj vendit”, tha Syla, transmeton KosovaPress.

Veteranëve iu drejtua edhe Rasim Mulaj në emër të komunitetit deçanas kundër demarkacionit, si dhe Ali Geci në emër të stërgjyshërve të rënë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Në fund kryetari Syla, i dërgoi porosi deputetëve që të mos votojnë demarkacionin në kufijtë aktualë.

Marshi, në të cilin morën pjesë disa qindra veteranë, përfundoi i qetë/Insajderi.com