Veteranët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen

Veteranët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës so në orën 12:00 do të mbajë konferencë për media lidhur me Gjykatën Speciale.

Ata do të kërkojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si çështje diskriminuese ndaj Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të kësaj gjykate u patën miratuar në parlament në gusht të 2015-ës.