Veteranët e rrejshëm dëmtuan buxhetin mbi 68 milionë euro

Veteranët e rrejshëm dëmtuan buxhetin mbi 68 milionë euro

Mbi 68 milionë euro është dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës. Kjo u bë e ditur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), e cila sot është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën  për ndalimin  e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Vendimin për ndalesën apo jo, të pensioneve në mënyrë të menjëhershme, do ta merr Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë  të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit./Insajderi