Veteranët e Dukagjinit kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për veteranët

Veteranët e Dukagjinit kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për veteranët

Përfaqësuesit e veteranëve të Komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut kanë kundërshtuar ndryshimin e ligjit për veteranët, madje në kërkesën e tyre kërkohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të mos e nënshkruajë atë sepse sipas tyre do të dëmtohet rëndë luftëtarët e lirisë.

Pas një takimi të Këshillit Drejtues të OVL-së në degët e tyre sot ata kanë dalë me këto qëndrime:

“1. Nuk pranojmë Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe i bëjmë thirrje Presidentit që mos ta nënshkruaj këtë ligj, sepse ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata.. Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas Marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës..!!! Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njiherit duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!! Andaj Presidenti që përfaqëson Unitetin e Popullit duhet që ta kthej këtë ligj prapa që të bëhët edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së..!!! Sepse me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare),ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes , Pjesa më e madhe e ZO të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative she Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999..!!!

2. Ne si përfaqësues të luftëtarëve në Dukagjin kërkojmë që Kryesia qendrorë e OVL UÇK – ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojmë Mashtrimin Publik që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK- që në periudhë të shpejt kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK – së..!!! Nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave : këta nuk janë më përfaqësuesit tonë:

3. Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do tu bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do ti përdorim deri sa Veteranet vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të Unifikuara të Luftëtarëve të Lirsë..!!! Nëse OVL e UÇK – në nivel qëndror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individ ..!!! Ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe do ta organizojmë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të OVL UÇK-së..!!! Rrnoftë UÇK e pandarë e Kosovës..!!!Lavdi Dëshmorëve..!! 02 Janar 2017 OVL-UÇK -Dukagjin- Abdyl Mushkolaj OVL-Deçan- Sadri Hoxha, OVL-Gjakove Bekë Berisha , OVL-Istogë Gazmend Syla, OVL-Pejë”.

Me 58 vota pro, 4 abstenime e asnjë kundër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për ndryshim plotësimet në Ligjin për Veteranët të premtën e javës së kaluar. /Insajderi.com