Vetëm telefonat në fluturimet drej ShBA-së

Vetëm telefonat në fluturimet drej ShBA-së

Turkish Airlines nisi zbatimin e masës së ndalimit të laptopëve, tabletëve e çdo mjeti tjetër të madh elektronik nëpër avione, duke lejuar vetëm telefonat celularë, siç është kërkuar nga qeveria amerikane dhe ajo britanike.

Pasagjerëve në aeroportin “Ataturk” u është lejuar t’i përdorin kompjuterat e tyre portabël deri në momentin përpara ngjitjes në bord, e më pas u është kërkuar t’i vendosin në valixhe.

Nisma amerikano-britanike prek disa vende nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, por ajo godet në mënyrë të veçantë Stambollin e pozicionuar prej vitesh tashmë si nyje e rëndësishme ndërkombëtare e transportit ajror.

Urdhri ishte pasojë e informacioneve të shërbimeve të inteligjences dhe paralajmërimeve të tyre mbi një sulm të mundshëm të Shtetit Islamik. Shkurtin e vitit te kaluar, një avion i kompanisë me bazë në Dubai, Daallo u dëmtua nga një shpërthim në bord pak pas ngritjes në ajër nga kryeqyteti somalez, Mogadishu. Bomba e vendosur në një laptop ishte aq e sofistikuar, sa makineritë me rreze X në aeroport nuk e diktuan dot.

Lëvizja e fundit konsiderohet mjaft e logjikshme nga nismëtarët e saj, megjithatë ka ngjallur dyshime përsa i takon sigurisë. Mjaft zëra janë ngritur e përmendin rrezikun që mund të barte në vetvete grumbullimi në një vend i dhjetëra mjeteve ekologjike, shumë prej të cilave përdorin bateri me jone litiumi, që në disa raste kanë marrë flakë.