Vetëm partitë minoritare kanë paguar gjobat në PZAP

Vetëm partitë minoritare kanë paguar gjobat në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se deri më tani gjobat për thyerjen e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore kanë paguar vetëm partitë minoritare që janë në Kosovë.

Gjithsej shuma e cila duhet të paguhet është 348,900.00 euro.

PZAP ka njoftuar se gjobën e tyre e kanë paguar, Lista Serbe, Partia e Ashkalive për Integrim, Koalicioni – VAKAT dhe Kosovo Demokratik Turk Partisi.

“Lista Serbe e ka paguar në tersi shumën e gjobave 35,600.00 euro,Partia e Ashkalive për Integrim –PAI, ka pagur ne tersi shumën e gjobave prej 1,200.00 euro, Koalicioni – VAKAT, ka pagur në tersi shumen e gjobave prej 1,200.000 euro,Kosovo Demokratik Turk Partisi – KDTP, ka paguar ne tersi shumën e gjobave prej 8,400.00 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ndërsa koalicioni PAN, koalicioni LAA, dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë paguar akoma gjobat.

Koalicioni – PDK,AAK,NISMA -158,000.00 euro, Koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, 71,700.00 euro dhe LVV  62,600.00 euro, duhet të paguajnë në PZAP.

“Subjekti Politik Koalicioni PDK-AAK-NISMA, deri më tani ka paguar shumën prej 81,917.00 euro, ndërsa ka mbetur ende pa i pagur edhe 76,083.00 euro”, ka njoftuar PZAP.

Afati për pagesën e Gjobave është deri me datën 22.08.2017. Nëse subjektet politike nuk i paguajnë gjobat nuk mund te certifikohen dhe te marrin pjese në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit 2017. /Insajderi.com