Vetëm një fletëparaqitje në gjykatë për dëmtim të pronës komunale

24.11.2017 08:47
Vetëm një fletëparaqitje në gjykatë për dëmtim të pronës komunale

Komuna e Prishtinës disa herë radhazi ka bërë publike dëmtimin e pronës publike në disa vende në kryeqytet, porse deri tashti vetëm në një rast janë hapur procedura zyrtare.

Për dy raste të tilla ka reaguar vetë kreu komunal Shpend Ahmeti: për thyerjen e xhamit të një autobusi të ri dhe dëmtimin e parkut të ndërtuar nga Komuna në afërsi të sallës “1 Tetori”, në lagjen “Bregu i Diellit”, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra për informim e Komunës të enjten nuk ka dashur të përgjigjet për këto raste, duke thënë se vetë Ahmeti ka reaguar publikisht në rrjete sociale.

Kurse Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se një rast i vetëm i raportuar në polici është nga muaji qershor të këtij viti.