“I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës”

“I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës”

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se i vetëm e ka luftuar bandën e Haki Rugovës, kryetari të deritashëm të kësaj komune.

Dreshaj, i cili ishte i ftuari i radhës së Fidan Jupollit në Gazetën Express, shprehet i bindur se do ta udhëheq këtë komunë.

Ai vazhdon ta quaj ende bastion të LDK-së, këtë komunë, duke iu referuar ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Thotë se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë bastionin e kësaj komune, por vetëm ta rrëzojë kryetarin e tanishëm, Haki Rugovën.

“… dhe këtë klik të keqe që është krijuar në Istog”, shprehet tutje ai