“Vetëm 12 profesorë të rregullt merituan të avancohen”

“Vetëm 12 profesorë të rregullt merituan të avancohen”

Përgjatë muajve të fundit organizata ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket publikimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.

Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin si negative përmes ankesave të dërguara në Inspektoratin e Arsimit, ashtu edhe pozitive duke lavdëruar publikisht meritorët.

Në vazhdën e tyre është edhe aksioni i sotëm t cilin e ka organizuar ORCA

Kjo organizatë sot ka paraqitur 12 raste të profesorëve të rregullt të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të publikimeve shkencore.

Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.

“ORCA me këtë rast përmbyllë aktivitetin e saj lidhur me avancimet nga konkursi i fundit dhe përgëzon ata që kanë fituar thirrjet e reja në bazë të meritave sa i përket numrit të publikimeve shkencore dhe aspekteve të tjera që ORCA ka mundur t’i verifikojë. Është e nevojshme që edhe shoqëria në tërësi të tregohet korrekte duke njohur përpjekjen e këtyre profesorëve të cilët po ruajnë minimumin e cilësisë në universitetin më të madh në vend”, thuhet në komunikatën e ORCA-s.

Emrat e profesorëve të rregullt meritorë për sa i përket numrit të publikimeve shkencore, sipas ORCA-s, janë Visar Morina, Avdullah Hoti, Eda Vula, Blerim Kamberi, FehmiZeqiri, Vjollca Sahatçiu-Meka, Enver Hamiti, YmerMekaj, Fatbardh Gashi, Fatmir Faiku, HasanAhmeti, dhe Shpend Elezi.