Me veshje të bardha kundër flamurit me ngjyra

Rreth 215.000 njerëz u mblodhën sot në Mexico City në një nga protestat më të mëdha kundër legalizimit të martesave të të njëjtit seks të propozuar nga Presidenti Enrique Pena Nieto.

Me veshje të bardha kundër flamurit me ngjyra

Të veshur në të bardha me balona të bardhë, demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “fëmijët e adoptuar meritojnë një baba dhe një nënë”.

Në anën tjetër të kordonit policor, ishin mbledhur një pjesë e vogël e çifteve të të njëjtit seks.

“Ata janë pjesa më e madhe, por kjo nuk është arsye për të mohuar të drejtat e pakicave. Kjo do të çojë në fundamentalizëm”, tha një aktivist gej mësues i shkollës.

Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto ka propozuar në maj të bëhet legalizimi i martesave të homoseksualëve në vend.