Veseli me veteranët: 17 vite e keni pritur bashkimin tonë

Veseli me veteranët: 17 vite e keni pritur bashkimin tonë

Kryetari i PDK-së, prijësi i listës së koalicionin LDK-AAK-NISMA, Kadri Veseli u ka thënë veteranëve të luftës së UÇK-së se e di që bashkimin e tij me Ramush Haradinajn është një veprim që ata e kanë pritur për 17 vite.

“17 vite e keni pritur këtë bashkim tonin, ja ku jemi. Jemi bërë bashkë jo për veti, jemi bërë bashkë si atëherë para 18 viteve, para 19 viteve para 27 viteve, jemi bërë bashkë për Kosovën për atdheun”, ka thënë Veseli para veteranëve në një takim të mbajtur në një hotel në periferi të vendit.

“Jemi bërë bashkë kundër të gjithë atyre që synojnë ta cenojnë atdheun tonë, jemi bërë bashkë për ushtrinë e Kosovë për t’iu thënë atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë shtetin, jo”, ka thënë Veseli.