Veseli: Dikujt i pëlqejnë skenat e Sirisë dhe bëjnë thirrje për luftë

Veseli: Dikujt i pëlqejnë skenat e Sirisë dhe bëjnë thirrje për luftë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli, ka diskutuar për vërejtjet e opozitës, që ka kundërshtuar diskutimin e pikave për investitorët e jashtëm.

“Kosova ka nevojë për investitorë të huaj. Ne nuk do të lejojmë që në emër të një qëllimi të mirë të bëhet ndonjë gabim”, ka thënë Veseli, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu është deklaruar për intervenimin e policisë në “Dardani”.

“Më lejoni të theksoj se asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja. Por në të njëjtën kohë ka dhe një të drejtë universale veçanërisht kur ka të bëjë më fëmijët. Asnjë forcë e as forca e pushtetit nuk është mirë të abuzohet mbi familjarët dhe me njerëz hallexhinj. Uzurpatorët nuk do të kenë perspektivë në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe cenimi i njerëzve, i fëmijëve në rrethana kur janë jo humanitare dikujt më duket po iu pëlqejnë shumë skenat e Sirisë dhe po thërret dhe për skena të luftës”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Veseli tha se Demarkacioni duhet të kalojë sepse nuk duhet të dëmtohet perspektiva evropiane e Kosovës.

Ai tha se në atë momentin që Qeveria ta sjellë në Kuvend, do ta procedojnë.