Veseli: Të ndalen përpjekjet e Serbisë për ta njollosur luftën e UÇK-së

Veseli: Të ndalen përpjekjet e Serbisë për ta njollosur luftën e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet t’i jepet fund fletarresteve ndërkombëtare të Serbisë dhe përpjekjeve të saj për ta njollosur luftën e UÇK-së.

“Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalen këto përpjekje të ulta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka shtuar ai në facebook.

Kurse lajmin për shtyrjen e lirimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, e konsideron të papranueshëm.

“Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranueshëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shtuar Veslei./Insajderi.com