I sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se “Do të kemi institucione që do ti përballojë shumë sfida të mëdha të Kosovës, nga dita e sotme nuk do të ketë bllokada institucionale”
Në një konferencë për media, që e mbajti së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, u shpreh se duhet të kemi shumë besim në vendin tonë.
“Jam i sigurt që bashkërisht të punojmë bashkë ne që kemi marr përgjegjësi institucionale ku kërkoj mbështetje nga të gjithë qytetarët e gjithashtu edhe nga ju media”, është shprehur ndër tjerash Veseli.
Kadri Veseli është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit me 62 vota pro dhe 52 kundër. /Insajderi.com