Veseli: Sulmi ndaj Parim Ollurit është i papranueshëm

Veseli: Sulmi ndaj Parim Ollurit është i papranueshëm

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar për dy sulmet e djeshme – njëri ndaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit; si dhe sulmi fizik ndaj drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri, që ndodhi rreth orës 22:00 të ditës së djeshme.

“Janë të papranueshme dhe të patolerueshme sulmet e djeshme ndaj drejtorit Sokol Zogaj dhe gazetarit Parim Olluri”. Ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

“Ky shtet është ndërtuar mbi vlera të larta të demokracisë dhe i tillë duhet të mbetet. Organet e drejtësisë, pa asnjë zvarritje, duhet t’i zbardhin këto raste!”, ka përfunduar Veseli./Insajderi.com