Veseli: Stadiumi Olimpik do të ndërtohet në Drenas

Veseli: Stadiumi Olimpik do të ndërtohet në Drenas

Është përuruar faza e parë e stadiumit të qytetit të Kaçanikut që mban emrin e dëshmorit “Besnik Begunca”, e që ndërtimi i tij ka kushtuar mbi 300 mijë euro.

Për të përuruar këtë stadium ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili premtoi se në katër vitet e ardhshme do të investojnë rreth 100 milionë euro në stadiume.

Po ashtu, Veseli përmendi ndërtimin e Stadiumit Olimpik të Kosovës për të cilin tha se do të ndërtohet në Drenas.

“Do të vazhdojmë investimet në sport, sporti do të jetë prioritet ynë për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë minimalisht në këto katër vitet rreth 100 milionë euro vetëm në stadiume, të jeni të sigurt. Ky stadium nuk është përfunduar është në fazën fillestare do të ndërtohen edhe tribunat”.

“Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe stadiumin në Vushtrri, do ta ndërtojmë një stadium i cili do t’i përmbushë të gjitha kriteret për lojëra ndërkombëtare. Jemi në fazën finale të një investimi i cili do të jetë afër Stadiumit më të madh Olimpik, e cila do të jetë edhe qendër sportive në Drenas të cilën do ta ndërtojmë një investim 50 milionë euro, në të njëjtën kohë do të vazhdojmë në komunën e Prizrenit stadiumin e dytë më të madh në Republikën e Kosovës”, tha Veseli në Kaçanik.