Veseli: Seanca e sotme mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Veseli: Seanca e sotme mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se seanca e sotme ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje mund të abuzojë me pushtetin “kur ka mundësi”. Ai ka kritikuar deputetin e kësaj partie, Adem Mikullovcin, që kryesoi seancën, se ka bërë shumë gabime gjatë udhëheqejes.

Disa prej gabimeve, sipas Veselit, mund të dërgohen edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, Mikullobci ka bërë gabim kur është bërë deklarata e betimit si dhe kur ka e ka shpallur seancën të përfunduar.

“Thirrja në ora 3 jashtë çdo logjike parlamentare ka mund të përbëjë çështje për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Por, në një intervistë për RTK-në, Veseli ka thënë se këto çështje nuk do t’i dërgojnë në Kushtetuese.

“Do të shkojmë të qetë, nuk do të politizomë secilën gjë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për kërkesën e PAN-it për pauzë dy orëshe. Sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur pasiqë kanë parë tentativa nga Lëvizja Vetëvendosje për tensionim të situatës.

“Kishte tentativa për ta kontestuar votimin”, ka thënë ai.  Tutje, ai ka akuzuar VV-në se po bllokon proceset politike në vend dhe sipas tij, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Ata janë mjeshtër të manipulimit, ka shtuar ai./Insajderi.com