Veseli: Reçaku, fshati martir që u bë simbol i sakrificës kosovare

Veseli: Reçaku, fshati martir që u bë simbol i sakrificës kosovare

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e vitit 1999 në fshatin Reçak, duke thënë se ky fshat martir u bë simbol i rezistencës së Kosovës në sytë e të gjithë njerëzimit.

“Janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë. Është muaji i sakrificave të mëdha, i rënieve të mëdha”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se muaji janar është muaj i krenarisë së popullit të Kosovës.

“Është muaji i krenarisë dhe lavdisë për popullin tonë. Është edhe muaji i Reçakut, fshatit martir që u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës kosovare në sytë e gjithë njerëzimit”, është shprehur Veseli.

Sipas Veselit, e vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit. /Insajderi.com